Vazhdojnë gjobat për mosmbajtje të maskës

Gjatë 24 orëve të fundit (17/18.02.2021) në gjithë territorin e vendit Ministria për Punë të Brendshme ka regjistruar gjithsejtë 427 shkelje për mosmbajtjes së maskës mbrojtëse si preventivë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Ministria për Punë të Brendshme në vazhdimësi bën thirrje për respektim dhe zbatim të masave dhe protokolleve të miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.