Presidenti Stevo Pendarovski i ka uruar qytetarët e Kosovës dhe ushtruesen e detyrës së presidentes në Kosovë, Vjosa Osmanin për përvjetorin e 13-të të shpalljes së pavarësisë. Pendarovski shkruan se Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të bashkëpunojnë për të pasur marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim.
Qytetarëve të Kosovës dhe Vjosa Osmanit ua uroj Ditën e Pavarësisë. Besoj se Maqedonia e Veriut dhe Kosova do t’i përparojnë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, në frymën e përpjekjeve të përbashkëta për një Evropë demokratike dhe me prosperitet”, shkroi Pendarovski në Twitter.