“Në Kosovë“ -Prof.Xhemi Hajredini

Në Kosovë

Në Kosovë
ku s’pushonin hallet,
ku kishte dashuri për liri,
shungulluan malet…

Kështjella e Dardanisë,
e drejtë, e fortë, njerëzore,
fitoi përballë barbarisë,
racës mizore…

Në Kosovë
ku gjaku s’është përtharë,
ku varrezat e dëshmorëve
janë shndërruar në altarë,
rriten të rinj mëmëdhetarë…

Republika u ngrit,
hordhitë me urrejtje shtazarake
janë përmbysur,
valët e gëzimit janë shtuar,
për tokën e bekuar.

Tani pa lavdërime si të dehur,
vëmendja është mprehur,
folenë dardane t’ëndërruar,
duhet me vrap rindërtuar.

Të mençurit nuk do të dëbohen,
dallkaukët le të tërbohen!
Hajdutët nuk do të zhvasin
e si hiena të godasin!

S’do të jetë emër i kotë fjala liri,
të gjithë në valle për drejtësi!
Nëna e mirë dhe e lirë,
ka flakur të vjetrat rrecka
dhe ka veshur të reja petka.

©Xhemi Hajredini
Strugë, më 17 shkurt 2021
(Me rastin e 13 vjetori të Pavarësisë së Republikës së Kosovës)