7 viktima dhe 347 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2.383 teste të kryera janë regjistruar 347 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 168 pacientë. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 7 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 97.779 raste, prej të cilëve 88.469 janë shëruar, kurse 3.010 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 6.324 raste aktive, ndërsa që nga fillimi i pandemisë gjithsej janë realizuar 492374 testime.