Rrugët me akull në Ohër dhe Strugë, rritet numri i pacientëve me fraktura

Trotuaret dhe rrugët e ngrira dhe të papastruara e bëjnë të vështirë lëvizjen e banorëve të Strugës dhe Ohrit në shumë pjesë të të dy qyteteve. Për shkak të kësaj, një numër i madh i qytetarëve kërkojnë ndërhyrje mjekësore për shkak të lëndimeve të shkaktuara nga rrëzimi në akull ose borë. Nga spitali ortopedik dhe traumatologjik thonë se numri i pacientëve është rritur në tre ditët e fundit.

“… Kushtet e motit tani kanë çuar në rritje enorme të numrit të thyerjeve, respektivisht lëndimeve për 120%. Të gjitha frakturat janë lëndime të rënda trupore … “, tha Lubomir Bogoeski – mjek në spitalin ortopedik dhe traumatologjik.

Bora dhe akulli edhe sot shkaktojnë probleme, veçanërisht në Strugë. Shumë nga trotuaret janë me akull ose janë të mbuluar me borë.

“… Ata, kryesorët që duhet ta bëjnë punën nuk u intereson. Kemi nevojë për organizim dhe mirëkuptim më të mirë për njerëzit e moshuar, për të gjithë ne “.

Por, edhe pse qytetarët që u lënduan për shkak të rrëshqitjes nëpër rrugë të ngrira dhe trotuare mund të kërkojnë kompensim të duhur nga komuna, në Strugë do të jetë paksa e vështirë. Respektivisht, komuna funksionon me llogari të bllokuara. Avokatët me të cilët sot Alsat u konsultua na informuan se shumë qytetarë nuk vendosin të padisin. Ata nuk e dinë nëse dhe kur do të mund ta marrin kompensimin e mundshëm, ndërsa do të duhet të bëjnë shpenzime gjyqësore./Alsat