KQZ ka numëruar 440 mijë vota tashmë. Vetëvendosje po prin e para me 45.65% të votave. Ndërkohë e dyta është PDK me 19.14% të votave dhe e treta vjen LDK me 13.37% të votave.
Aktualisht AAK ka 8.88% të votave. Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit AAK kishte dalë 11.5%.
Nisma aktualisht ka 2.93% të votave, pamjaftueshëm për ta kaluar pragun.
Kujtojmë se KQZ-ja konfirmoi se mbi 46 për qind e votuesve kanë dalë në zgjedhje.
Vendvotimet u hapën në ora 07:00 dhe u mbyllën në ora 19:00. Qytetarët që ishin brenda qendrave të votimit u lejuan që të votojnë edhe pas orës 19:00.
Të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit kishin 1.794.862 qytetarë.
Në 38 komunat e Kosovës, qytetarët mundën të votojnë në 888 qendra të votimit, me 2.382 vendvotimet.
Këtë vit, KQZ-ja ka larguar nga lista e votuesve rreth 122.000 persona, të cilët kanë qenë të regjistruar vetëm me dokumente të UNMIK-ut.
Në këto zgjedhjet është thënë se do të lejohet votimi vetëm me dokumente të Kosovës. KQZ-ja po ashtu ka lejuar të votojnë edhe qytetarët, të cilët kanë pasur letërnjoftim me afat të skaduar.