Për Presidentin Stevo Pendarovski nuk është problem që regjistrimi të shtyhet për një ose dy muaj nëse në mes të qytetarëve ekziston frikë nga infektimi me virusin Covid-19. Ai nuk kërkon që numërimi i popullsisë të prolongohet për një vit, siç kërkon opozita. Në Radio Kanal 77 shefi i shtetit u ankua se nuk mund t’i mbledhë të gjitha partitë në një takim liderësh, duke i përmendur VMRO-DPMNE-në dhe LSDM-në dhe se nuk mund t’i detyrojë me forcë.
“Problemi me regjistrimin tonë është politizimi që bëhet rreth ligjit. Nuk është problem ligji. Nuk është problem të zbatohet nga 1 deri më 21 prill, por nëse problemi qëndron tek korona, Qeveria mund të mendojë në këtë drejtim”, theksoi Stevo Pendarovski – President i Maqedonisë së Veriut.