Problemet që sjell mungesa e vitaminës D

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e megjithatë shumë njerëz nuk e kuptojnë rëndësinë e saj.Ekspertët thonë se në një pikë të jetës, njerëzit përballen me rënien e niveleve të vitaminës D, ndonëse nuk e kuptojnë një gjë të tillë.Nivelet e ulëta të vitaminës D manifestohen me një sërë simptomash siç janë: energjia e pakët, pagjumësia, problemet me imunitetin dhe luhatjet e humorit.Fakte të rëndësishme për rolin e vitaminës D vë organizëm

Burimi më i mirë i vitaminës D është dielli.Ekspozimi i pakët ndaj tij, ul ndjeshëm nivelet e vitaminës D në organizëm që pasohet me probleme të tjera me shëndetin.Vitamina D ul rrezikun e kancerit të gjirit

Ekspertët thonë se të qëndruarit në diell për pak kohë çdo ditë ul rrezikun e kancerit të gjirit.Ekspozimi në diell, stimulon prodhimin dhe sintetizimin e kësaj vitamine në lëkurë dhe një gjë e tillë përgjysmon rrezikun e kancerit të gjirit.Ekspertët rekomandojnë qëndrimin në diell për 20-30 minuta në ditë.Vitamina D ul rrezikun e sklerozës së shumëfishtë.

Shqipëtarët janë me fat sa i përket klimës së ngrohtë dhe ekspozimit në diell. Por një pjesë e konsiderueshme e vendeve të globit i gëzohet shumë pak ditëve me diell.Në këto vende regjistrohen edhe shifrat më të larta të sklerozës së shumëfishtë.Një gjë e tillë i ka shtyrë ekspertët të arrijnë në konkluzionin se ka një lidhje të fortë mes vitaminës D dhe shëndetit të trurit.Mungesa e vitaminës D

Gjetjet e shumë studimeve mbi ndikimin e mungesës së vitaminës D në shëndet janë shqetësuese.Disa prej tyre paralajmërojnë se nivelet e ulëta të vitaminës D kanë lidhje të fortë me vdekjen e parakohshme.Madje mungesa e vitaminës D e dyfishon rrezikunh e vdekjes së parakohshme.Vitamina D e mbron njeriun nga tensioni i lartë i gjakut, sëmundjet e zemrës, madje edhe nga ishemia.Megjithatë, frika për kancerin e lëkurës po i mban njerëzit larg diellit, duke ulur në mënyrë të pashmangshme nivelet e kësaj vitamine.Mungesa e vitaminës D tek fëmijëtMe përdorimin në rritje të kremërave kundër diellit, uljen e nivelit të vitaminës dhe rritja e shifrave të rasteve të fëmijëve me autizëm, ekspertët thonë se ka një lidhje mes vitaminës D dhe autizmit.Studimet kanë treguar se fëmijët autikë kanë nivele më të ulëta të vitaminës D në krahasim me fëmijët jo autikë.Klikoni këtu për të mësuar burimet më të mira ku mund të gjeni vitaminën D.