
Ndërmarra Publike “Rrugët e Maqedonisë” njofton se për shkak të reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta, që nga ora 10:00 është vendosur ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda në aksin rrugorë Gostivar-Kërçovë, përmes Strazhës. Ndalesë që nga ora 07:00 është vendosur edhe për rrugën Mavrovë-Dibër.