MasterCard njoftoi ditën e sotme planet për të mbështetur kriptomonedhat në rrjetin social gjatë këtij viti duke i hapur rrugë afro 1 miliardë përdoruesve të shpenzojnë kriptomonedhat e tyre në 30 milionë tregtarë, dyqane e shërbimet të përdorin sistemin e pagesave të MasterCard.
Kompania beson se adoptimi i bitcoin do të ndihmojë tregtarët të joshin konsumatorë të rinj dhe të ndërtojnë besnikëri tek konsumatorët ekzistues të cilët po kalojnë drejt aseteve dixhitale.
Edhe pse gjiganti i pagesave globale afirmoi planet për të mbështetur stablecoins për shkak të qëndrueshmërisë dhe sigurisë së tyre, MasterCard nuk specifikoi për cilat kriptomonedha e ka fjalën.
Megjithatë do të mbështetet në katër kritere për adoptimin e kriptomonedhave të cilat duhet të: kenë masa të forta për mbrojtjen e privatësisë dhe sigurisë të konsumatorëve, të jenë në përputhje me KYC (Know Your Customer), të jenë në përputhje me ligjet vendase dhe të ketë stabilitet si formë pagese.
MasterCard tha se është në bisedime me disa banka të mëdha në mbarë botën për të mbështetur iniciativat e kriptomonedhave dixhitale lëshuar nga bankat qendrore.
Vitin e kaluar kompania prezantoi një mjet quajtur “virtual sandbox” ku demonstronte sesi CBDC mund të përdorej për të realizuar pagesa nga konsumatorët në infrastrukturën e MasterCard.
Njoftimi i MasteCard raportohet se erdhi për shkak të kërkesës në rrjet nga konsumatorët për asetet kriptografike. “Asetet dixhitale po bëhen dita ditës një komponent pjesë integrale e sistemeve të pagesave në mbarë botën,” tha MasterCard.