KF Veleshta reagon ashpër kundër vendimit të Agjencionit për Rini dhe Sport i cili klubit tonë i akordoi nje vauçer me vlerë prej 600.000 denarësh,shumë kjo e cila është qesharake ndaj klubit tonë!
Ne si KF Veleshta pyesin drejtorin dhe zv.drejtorin e Agjencionit për Rini dhe Sport se me cfarë kriteresh janë ndarë vauçeret ne fjalë dhe si ka mundësi qe klubi ynë te vlerësohet më pakë se të gjitha ekipet qe garojnë ne dy Ligat e Dyta të RMV dhe madje edhe më pakë se shumë ekipe të cilat garojnë ne futsal ligat?!
Me këtë vendim qesharak dhe aspak serioz te Agjencionit ne fjale,lindin dyshime nëse ky Agjencion dëshiron vertetë te zhvillohet futbolli në vend apo vendimet i merr ne baza nacionale apo në menyrë korruptive?!
Ne si KF Veleshta besojmë se ky vendim i ARS është joparimor ,nëncmues dhe skandaloz duke na rënditur ne fund te listes edhe pse nga ana e Federatës së Futbollit u vleresuam shumë më lartë se disa klube të cilët kanë marrë vauçere disa herë më të madh se i yni.
Kërkojme shpjegim dhe përgjegjësi nga ana e Agjencionit për Rini dhe Sport për këtë padrejtsi ndaj klubit tonë dhe shpresojmë se vendimet skandaloze te Agjencionit ne fjalë të rishikohen dhe klubi yne të marrë atë që Meriton dhe i takon.