
Nesër do të arrijë dërgesa e parë e vaksinave anticovid nga Serbia, njoftojnë nga kabineti i Qeverisë.
Pranim-dorëzimi do të bëhet në vendkalimin kufitar Tabanoc, ku kryeministri Zoran Zaev do ta mirëpresë delegacionin e udhëhequr nga Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç.