591 pacientë po mjekohen nga Covid-19, afër 500 shtretër të lirë në Maqedoni

Nëpër qendrat e kovidit në të gjithë vendin po kurohen gjithsej 591 pacientë të dyshuar dhe vërtetuar me koronavirus. Në klinikat spitalore në dispozicionë janë rreth 490 shtretër të lirë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar që sipas të dhënave ditore është njoftuar se në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 17 pacientë, në Shtip 28, Tetovë 21, Veles 38, Kumanovë 44 persona të infektuar me Kovid-19. Në qendrën e kovidit në Ohër po kurohen 45 të sëmurë, Prilep 21, Gostivar 12, Strugë 22. Në spitalin e Strumicës janë hospitalizuar 18 të infektuar, Koçan 5, Kërçovë 8, Kavadar 30, Gjevgjeli 4, kurse në Dibër 13 persona me koronavirus. Ndërsa, në 24 orët e kaluara në qytetin e Shkupit, nëpër repartet e infektologjisë janë shtruar 26 pacientë përshkak të komplikimeve nga Kovid-19, kurse numri total i tyre është 265. Autoritetet shëndetësore gjithashtu kanë bërë të ditur se ka oksigjen të mjaftueshëm nëpër klinikat spitalore për të gjithë pacientët në nevojë.