Kushtet nëpër burgjet e vendit, vështirësojnë përballjen me pandeminë

Gjendja në të cilën ndodhen burgjet ka vështirësuar edhe më shumë përballjen e tyre me pandeminë COVID-19. Kushtet katastrofale në të cilat qëndrojnë të burgosurit, si myku, lagështia, muret e plasaritura, tualetet e shkatërruara me dritare të thyera ndikojnë në dobësimin e munitetit të të burgosurve dhe kjo rrezikohen që ata edhe më shumë nëse infektohen me virusin korona. Komiteti i Helsinkit gjatë vitit 2020 ka monitoruar 11 burgjet në vend. Ina Dzugumanova, thotë se në burgun e Idrizovës dhe atë të Shtipit, hapësirat që më parë shërbenin si qeli izolimi, janë përdorur për izolimin e të infektuarve apo atyre që kanë pasur kontakt me të infektuar.

“Kushtet e këqia materiale dhe mungesa e hapësirave në objektet ndëshkuese-përmirësuese është shfaqur si problem në rastet e të burgosurve të infektuar me COVID-19, apo që kanë pasur kontakt me persona të infektuar të izolohen në ambiente që do të plotësojnë të gjitha standartet. Më së shpeshti kemi pasur raste të tilla në Idrizovë ose në Shtip, ku ishin evidentuar raste positive me COVID-19. Të burogusirt për fat të keq duhet të vendosen në hapësira që janë përdorur si qeli izolimi”, tha : Ina Xhugumanova – Komiteti i Helsinkit.

Institucionet e tilla me vite të tëra po ballafaqohen me shumë sfida, dhe ajo me pandeminë COVID-19 ishte një më shumë në listën e gjatë. Ina Dzugumanova, thotë se nga ajo që kanë parë në terren, nevojitet vullnet për përmirësimin e kushteve nëpër objekte

“Për ato sfida nevojiten zgjidhje sistemore, nevojitet vullnet politik dhe buxhet. Ne nuk mund të zgjidhim problemin me mbrojtjen shëndetësore, risocializimin dhe arsimimin vetëm me përpjekje të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve apo Ministrisë së Drejtësisë. Nevojitet kyçja e një numri të madh institucionesh që të shohim përmirësim. Një nga problemet më kritike është qasja deri teks sigurimi shëndetësorë”, u shpreh Ina Dzugumanova – Komiteti i Helsinkit.

Për gjendjen në të cilat ndodhen institucionet ndëshkuese përmirësuese në vend, ka alarmuar ndër viti edhe institucioni i Avokatit të Popullit duke i dedikuar një pjesë të konsiderueshme të raportit të tij kësaj problematike. Edhe pse disa institucione të tilla janë renovuar si në rastin e Burgut të Idrizovës apo në Manastir ku është ndërtuar shtëpi e re ndëshkuese përmirësuese, shumica e objekteve tjera vazhdojnë të jenë në gjendje të mjerueshme.