Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër organizoi konferencë virtuale me imamët

Më 6 Shkurt 2021, Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër e organizoi konferencën Online me imamë ku panelistë ishin krerët e dy bashkësive fetare islame: Myftiu i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnavën dhe Reis ulema i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, hfz. Shaqir ef. Fetahu. Konferenca ishte e para e këtij lloji, dhe erdhi si rezultat i masave mbrojtëse nga Pandemia Covid-19. Në konferencë ishin të pranishëm hoxhallarë të cilët e zhvillojnë veprimtarinë e tyre në Zvicër, si dhe kryesia e KMSHZ-së.

Temat që u trajtuan ishin si vijon:  

1. Institucionet fetare dhe sfidat e reja – konteksti juridik islam – Naim ef. Tërnava.

 2. Bashkëveprimi i institicioneve fetare ne kohë pandemie, me shoqërinë dhe institucionet shtetërore – hfz. Shaqir ef. Fetahu.

Qëllimi kryesor i konferencës ishte që të sigurojë një platformë për panelistët dhe hoxhallarët pjesmarrës si dhe kreun e KMSHZ-së që të diskutojnë për çështjet e shtruara në temat e prezantuara nga panelistët dhe për çështje tjera aktuale të kontekstit përkatës. Konferenca ofroi një rast të veçantë për shkëmbim pikëpamjesh midis panelistëve dhe pjesëmarrësve në lidhje me trende të reja në fushën e organizimit të jetës fetare në vendlindje dhe në diasporë. Pjesëmarrësit prej palës së hoxhallarëve në Zvicër, patën mundësi të dëgjonin mendimet e zyrtarëve më të lartë të bashkësive fetare islame në Republikën e Kosovës dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Konferenca ofroi mundësi komunikimi të drejpërdrejtë të hoxhallarëve me krerët fetarë të institucioneve fetare islame të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të diskutimit për temat e konferencës dhe për çështje tjera të rëndësishme.