Notë të lartë dhe fjalë miradije ka marr shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në vizitën zyrtare në Tiranë.
Osmani është mirëpritur dje në kryeqendrën shqiptare nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka. Kjo e fundit ka vlerësuar diplomacinë dhe rolin e faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
“Dua t’i jap peshën që i takon dhe vlerësimin tim maksimal; ka luajtur dhe luan një rol të jashtëzakonshëm faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe jo vetëm ka dhënë dhe jep një kontribut jetik në qeverisjen e vendit, jo vetëm ka luajtur një rol vendimtar në proceset euroatlantike, por në fakt është një urë e fortë lidhëse miqësie dhe bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, ka thënë mes tjerash Xhaçka.
Sipas Osmanit miqësia afatgjate është garancë e perspektivës evropiane të dy vendeve, por edhe gjithë rajonit.