Qeveria publikoi listën e kompanive që morën ndihmë shtetërore por nuk kanë paguar pagat e punonjësve për muajin dhjetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga ata që nuk kanë paguar pagat e punëtorëve dhe kanë marrë ndihmë, në dhjetor, 78 kompani janë nga sektori i shitjes me pakicë, të cilët kanë marrë ndihmë në vlerë prej 2.219.584 denarë, dhe nuk kanë paguar paga për 145 të punësuar, 44 kompani janë nga aktiviteti i përgatitjes së vakteve dhe shërbimit të ushqimit të cilët kanë marrë 2.239.825 denarë dhe nuk ka paguar pagën e 130 të punësuarve, 26 kompani janë nga ndërtimi që kanë marrë ndihmë prej 944.106 denarë dhe nuk kanë paguar pagën e 57 të punësuarve.
Ndër kompanitë që abuzuan me mbështetjen financiare janë nga aktiviteti i transportit, tregtia me shumicë, tregtia me shumicë dhe pakicë me automjete dhe motoçikleta dhe aktivitetet e shërbimit.
Drejtoresha e të Ardhurave Publike, Sanja Lukarevska, informoi të enjten se paralajmërimet u ishin dërguar kompanive dhe paralajmëroi se nëse nuk paguanin ndihmën, do të bllokohen e llogaritë e tyre, ndërsa do të transferojnë fondet në llogaritë e punonjësve dhe llogaritë e pagesave të DAP-it.