Nga MSH-ja informuan se sipas raporteve të spitaleve të cilat mbërrijnë te ata në bazë ditore, në spitalin në Manastir janë shtruar 19 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19. Në spitalin në Shtip janë shtruar 41 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 21 pacientë, në Veles ka 35 pacientë dhe 45 pacientë në Kumanovë që janë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj Kovid-19. Në kovid qendrën në Ohër janë shtruar 50 pacientë, 21 në Prilep, në kovid qendrën në Gostivar 18, ndërsa në Strugë 19 të sëmurë. Në spitalin në Strumicë janë shtruar 19 pacientë, në Koçan shtatë, në Kërçovë tetë, Kavadar 24, në Gjevgjeli gjashtë persona, ndërsa në Dibër 13 pozitivë dhe të dyshuar në koronavirus.
“Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar me koronavirus që mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 596 dhe ka rreth 510 shtretër spitalorë të zbrazët në kovid qendrat. Gjatë ditës, bëhen lirime të pacientëve të shëruar, me çka do të lirohen shtretër shtesë” theksuan nga Ministria.
Nga MSH potencuan se duhet të merret parasysh se numrat ndryshohen nga ora në orë, sipas pranimeve dhe çregjistrimeve të bëra të pacientëve.
Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike disponojnë me vende spitalore tek të cilat ka qasje të oksigjenit. Ministria ka pasqyrë në situatën me kapacitetet dhe nëse është e nevojshme, repartet do të zgjerohen më tej, thuhet në kumtesë.