Struga Trim Lum gjysmësezonin vjeshtor e mbylli në vendin e katërt në renditjen tabelare në elitën e futbollit vendor, ndërsa është ekipi i vetëm shqiptar që ndodhet në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut. Për objektivin e skuadrës strugane ka folur njëri nga me përvojë Bunjamin Shabani, i cili në një intervistë për televizionin Shenja është shprehur se qëllimi i tyre është dalja në Europë.
“Struga është një ekip e re, pasi gati dy vite është në elitë. Për Strugën është një sukses që ndodhet në vendin e katërt dhe gjysmëfinale të Kupës, shpresoj që të arrijmë qëllimin, e cila do të ishte arritje në finale një sukses i madh dhe pamarrë parasysh që përmes Kupës apo kampionatit, një dalje në Europë do të ishte një sukses i madh”, është shprehur Bunjamin Shabani.