
Pas një sëmundje të shkurtër, ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Ragmi Ajvazi, 55-vjeçar, nga fshati Sllupçan i Komunës së Likovës.
Ragmiu – i njohur me emrin Komandant Pekatea, ka qenë ndër kontribuesit e denjë të UÇK-së në vitin 2001 në Sllupçan, ndërsa luftës i ishin bashkangjitur edhe shumë familjarë të tij.
Që nga paslufta, Ragmiu ka qenë edhe përgjegjësi për mirëmbajtjen dhe kujdesin e varrezave të dëshmorëve të UÇK-së në Sllupçan.