MATURIA ËSHTË VYRTYT! -Prof. Muhamet Borova

MATURIA ËSHTË VYRTYT!
Njeriu më shumë duhet të kujdeset për autoritetin e tij, se sa për veshjen.Veshja ka të bëj me anën vizuele,të jashtme,kurse autoriteti ka të bëj me ndjenën e krenarisë, me respektin, me personalitetin e njeriut! Për ndërtimin e autoritetit duhet një jetë e tër, për shkatërimin e tij vetëm disa minuta.Vetia e personalitetit stabil, është maturia! Maturia vlen më shumë, se sa çiltëria e verbër! Jetojmë në kohë të mirë, por me njerëz të pandershëm! Jetojmë në kohë kur mediumet elektronike janë promotor në dinamikën e jetës! Jetojmë në kohë kur shoku virtual duket më i afërt, se shoku pranë nesh! Të dalldisur pas shokëve virtual shumë të rinj antarsohen te “grupet virtuale”, ku ndajnë shumë sekrete! Kur një sekret ndahet me tjetrin, më nuk është sekret! Adoleshentët nga të dy gjinitë te “grupet virtuale” i ndajnë fotografit e tyre, të cilat keqpërdoren duke u publikuar,keqpërdoren pasi “materja” triumfon mbi “mendjen”! Diskrecioni i jetës private e humb garancionin! Personaliteti i këtyre të rinjve te grupet e këtilla stigmatizohet me vulën e turpit, stigmatizohet me ndjenjën e nënçmimit! Te të rinjtë duhet të “zgjohet ndërgjegja” se vetë njeriu është mbrojtës i nderit të tij, se vetë individi është mbrojtës i autoritetit të tij! Njeriu nuk duhet të hyjë në labirint, sepse do ta humbë rrugën e vërtet për të dalë! Nga veprimet të pamenduara prishet ritmi i jetës normale! Nuk duhet të harrohen gabimet,që më mirë të mbahet mend mësimi!