Kur guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom njoftoi një izolim të dytë në të gjithë shtetin në fillim të dhjetorit, bizneset u përgatitën për vështirësi të reja ekonomike.
Për zyrtarët e një qyteze të vogël, megjithatë kjo ishte praktikisht një thirrje zgjimi për të zhvilluar një plan i cili t`u vinte në ndihmë bizneseve lokale.
Rezultati ishte një projekt i quajtur “Vizitoni Luginën e Santa Marias”, ne bazë të të cilit turistëve do t`iu paguhen 100 $ për të udhëtuar atje dhe për të qëndruar për minimumi dy netë në një nga hotelet e shumta të zonës. Pagesa vjen në formën e një kuponi që mund të përdoret në secilën nga kantinat e verës të qytetit, birraritë ose restorantet.
Promovimi nis në 4 Shkurt dhe përfundon në 31 Mars. Lugina e Santa Marias, e cila shtrihet rreth 65 milje në veri të Santa Barbaras, ofron shumë prej gjërave për të cilat janë të famshme destinacionet e të Kalifornisë, por me një çmim më të ulët, thonë zyrtarë vendas.
“Lugina jonë ka shumë për ofruar,” i tha CNN Jennifer Harrison, Drejtore e Zyrës së Vizitorëve në këtë qytet. “Ne kemi plazhe, hotele dhe verëra të mira që përbëjnë një mundësi e shkëlqyeshme për udhëtarët e ndërgjegjshëm, të cilët ë dine se nuk duhet të shpenzojnë shumë në këto kohë vështirësish ekonomike”, u shpreh ajo.
Harrison tha se ekipi i saj po punon me zell për të ndjekur protokollet e sigurisë duke shtuar se lugina e Santa Marias është më pak e mbushur me njerëz sesa destinacionet e tjera të Kalifornisë dhe mund t`i zbatojë më lehtë udhëzimet e distancimit social.