GRUBI: 23 milionë euro kredi pa interes për mbi 15 mijë të punësuar

Qeveria ka miratuar 23 milionë euro nga linja e tretë kreditore pa interes “COVID 3” përmes përkrahjes financiare nga BE dhe Banka Zhvillimore e RMV-së. Kështu ka shkruar në faqen e tij zyrtare, zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi,  

Sipas Grubit, nga këto 23 milion euro përfitojnë 2.009 shfrytëzues me 15.197 të punësuar.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi gjithashtu ka shkruar se me këtë hap të qeverisë edhe njëherë po dëshmohet se kujdesemi për krijimin e mundësive më të mira për punë dhe zhvillim dhe me këtë edhe për ekonomi më të mirë në vend.