Kryeministri Zoran Zaev pret që këtyre ditëve të arrij vërtetimi me shkrim nga “Phizer” që të mund vaksinat e kësaj kompanie, që duhet të arrijnë nga Serbia, të mund t’i shfrytëzojnë punonjësit shëndetësorë.
Zaev shprehet optimist se vaksinimi do të filloj gjatë këtij muaji, ndërkohë siç deklaroi sot lajme pozitive priten edhe nga Bashkimi Evropian. Dozat e para nga bisedimet direkte me “Phizer”, pritet të arrijnë nga mesi i muajit.
“Marrëveshjen tonë që e kemi me “Phizer”, presim që kah mesi i muajit shkurt t’i jep rezultatet. Ato janë 5850 vaksinat e para, pas çka në muajin mars vazhdojmë me 17 mijë të tjerat”, tha Zaev.