
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski ka deklaruar se shumica parlamentare duhet t’i dëgjojë propozimet e opozitës ngase në të kundërtën do të mund të ndodhin zgjedhje të reja parlamentare ose shumicë e re parlamentare.
Në pyetjen e gazetarëve se sipas disa burimeve pranë VMRO-së, atyre u nevojiten tre deputetët për të formuar shumicë të re parlamentare, Mickoski tha: Jeni të durueshëm dhe shpresoj që shumë shpejtë do të befasoheni”.