
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka deklaruar se nuk dëshiron të spekulojë me datën e saktë se kur do të arrijnë vaksinat në vendin tonë, por tha se kjo do të jetë shumë shpejtë.
Ai tha se po vazhdojnë kontaktet me Pfizer, me përfaqësitë e tyre në Beograd dhe në Romani prej ku pritet dokumentet që t’i lejohet Serbisë t’i eksportoj vaksinat në RMV.
“Vaksinimi kundër COVID-19 në vendin tonë do të fillojë me vaksinat kineze për furnizimin e të cilave jemi në fazën finale. Bëhet fjalë për 200 mijë vaksina për të cilat transportin e organizon Ministria e shëndetësisë”, tha Filipçe.
Ndryshe, të parët për vaksinim do të jenë punëtorët shëndetësor ndërsa më pas kategoritë tjera të qytetarëve.