Ushtarët pas moshës 45-vjeçare do të mund të punësohen si zjarrfikës

Ushtarët profesionistë të cilët kanë mbushur 45-vjet, do të kenë mundësi që karrierën e tyre ta vazhdojnë si zjarrfikës, njofton Alsat.

“Gjashtëmbëdhjetë ish ushtarë profesionistë karrierën e tyre do ta vazhdojnë në njësitë territoriale të zjarrfikësve në pozicionet e zjarrfikësve-dhe shpëtimtarëve. 8 persona do të angazhohen në brigadën e zjarrfikësve në Shkup, 5 në Kërçovë dhe tre në komunën e Vallandovës”, informoi sekretari i shtetit pranë Ministrisë së Mbrojtjes, Dragan Nikoliç.

Ndryshe, së fundmi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekenrinska kishte njoftuar se me ndryshimet ligjore në Ligjin për Shërbim, ushtarët profesionistë pas moshës 45-vjeçare do të mund të marrin nga 1.000 euro për çdo vit të kaluar në Ushtri, si mundësi për të zhvilluar biznes pas pensionimit.