
Deri tani së paku një nga organizatorët e Protestës për Liri dhe Drejtësi që u mbajt të premten në Shkup është ftuar në bisedë informative nga policia e Shkupit.
“Sot Policia e Shkupit lajmëroi që të paraqitem nesër në ora 12:00 ne stacionin policor të Bit Pazarit, arsyeja sipas tyre “Incidentet në protestën e 29 Janarit” !
Presionet vazhdojnë, por ne nuk do të ndalemi dhe do të kërkojmë gjithmonë që drejtësia të shkojë në vend 🇦🇱💪”, shkruan në facebook Blerim Ahmedi.