
Me 70 vota “për” Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot miratoi ndryshimet në ligjin për barnat me çka krijohen kushte për importin e vaksinave për Kovid-19. Ligji u mbështet edhe nga deputetët opozitar, të cilët edhe përskaj votës pro theksuan edhe një sërë kritikash për vonesën e vaksinave.