Jeta në mbarë botën nuk do të kthehet në normaliteti për dy ose tri vjet, bazuar në shkallën e përhapjes aktuale të vaksinimit – megjithëse ka shenja të hershme që vaksinimi po ndikon në rënien e numrit të rasteve ditore në Mbretërinë e Bashkuar.
Duke folur për Sky News, Clare Wenham, asistente e politikës globale shëndetësore në “London School of Economics”, deklaroi se pandemia e coronavirusit nuk do të përfundojë derisa të mbrohet popullsia e botës.
“Për momentin, të dhënat tregojnë se deri në vitin 2023/24 vaksinat nuk do të mund të shpërndahen tek të gjithë”, tha ajo.
“Kjo është një kohë e gjatë. Dhe shpërndarja e disa vaksinave tani mund të na shpie më shpejtë në normalitet”, theksoi ekspertja.
Sipas saj, edhe nëse popullata e Mbretërisë së Bashkuar të ishte vaksinuar, kufizime të tilla si kontrollet kufitare do të vazhdonin të ekzistonin për shkak të kërcënimit të paraqitur nga variante rezistente të coronavirusit.
“Kjo pandemi nuk do të mbarojë derisa të mbarojë globalisht”, theksoi Wenham.
“Ne do të jetojmë ende në një formë të kufizimeve – kufizime të udhëtimit, kontrolle kufitare – edhe kur jemi vaksinuar, derisa ky proces të jetë kryer përreth botës. Kështu që ekziston një domosdoshmëri e vërtetë për t’u siguruar që të gjithë në të gjithë botën të kenë nivele së paku minimale të vaksinave në të njëjtën kohë”, potencoi ajo.