
Gjatë 24 orëve të kaluara (31.01/01.02.2021) në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, MPB-ja ka shqiptuar gjithsejtë 428 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventivë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Nga MPB-ja në vazhdimësi bëjnë thirrje për respektim dhe zbatim të masave dhe protokolleve të miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.