Më 30.01.2021 në Pikên Kufitare të Qafthanës, Z.P (26) nga Republika e Shqipërisë, në hyrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut përdori një patentë shoferi greke, origjinaliteti i së cilës dyshohej nga oficerët e policisë.
Në konsultim me Prokurorinë Themelore Publike në Strugë dhe ekspertizën e kryer kriminalistike-teknike të patentë shoferit të kontestuar, u vërtetua se ajo ishte e falsifikuar.
Ai u arrestua dhe Njësija për Kriminalitet kufitar , shtetas të huaj dhe RIatdhetësim -Strugë ngriti padi penale në Prokurorinë Publike në Strugë në bazë të nenit 378 paragrafi 3 në paragrafin 1 të Kodit Penal, ndërsa nga Gjykatësi i Procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Strugë Z.P. i është caktuar masa e paraburgimit.
Sektori për Punë të Brendshme Ohër Zëdhënëse e SPB Ohër Merlina Islami