Ekspertët kanë një këshillë për mbajtjen e maskës, që do t’ju mbrojë nga variantet e reja të Covid-19

Ekspertët kanë një këshillë për mbajtjen e maskës, që do t’ju mbrojë nga variantet e reja të Covid-19

E dimë që mezi po prisni t’i hiqni maskat dhe të shpëtoni njëherë e mirë prej tyre, por kemi një lajm të keq. Është koha të shtoni shtresat e maskës! Zyrtarët e shëndetësisë kanë filluar të rekomandojnë mbajtjen e dy maskave për të ndihmuar në frenimin e numrit marramendës të rasteve të koronavirusit që përhapen në të gjithë vendin.

“Dyfishimi ose kombinimi i një maske pëlhure, që mund të lahet, me një maskë kirurgjikale, ka disa përfitime. Veç rehatisë dhe ripërdorimit, ka edhe përfitimin e të qenit një pengesë e efektshme virale”, thotë Kathleen Jordan, nënkryetare e lartë e çështjeve mjekësore në Tia.

Ju mund të përdorni një maskë pëlhure dhe një maskë kirurgjikale sipër.

“Maska e pëlhurës mund të lahet dhe mbulon boshllëqet anësore të krijuara shpesh nga maskat kirurgjikale, dhe lejon që përdoruesi të ripërdorë maskën kirurgjikale që ka fuqi më të mirë të filtrimit”, thotë Dr. Jordan.

Pse duhet të mbaj dy maska?

“Tani kemi variante virusesh që janë edhe më ngjitëse dhe kemi përhapje shumë të lartë në shumë prej komuniteteve tona – ne duhet të mbajmë maskën të duhur”, thotë Jordan, duke shtuar se maskat e dyfishta janë një ide e mirë.

“Një maskë kirurgjikale është rreth 80% efektive në mbrojtjen nga spërklat, që është një mbrojtje shumë e madhe, por nuk është një 100% e plotë”, thotë Edgar Sanchez, ekspert i sëmundjeve infektive në Orlando Health.

“Pra, nëse shtoni një maskë tjetër mbi të, efektiviteti rritet.”

Ekspertët rekomandojnë që nëse jeni duke shëtitur në një hapësirë ku nuk ka gjasa të hasni shumë njerëz, ndoshta nuk keni nevojë për të mbajtur dy maska. Por nëse jeni në një hapësirë të mbyllur ose të mbushur me njerëz, si një aeroport apo taksi, është një ide e mirë.

Dhe mbani mend, pavarësisht nëse keni një ose dy maska, sigurohuni që të mbulojnë plotësisht hundën dhe gojën, që të mos ketë boshllëqe të mëdha në anët e gojës suaj dhe të mund të merrni frymë mjaftueshëm sa të mos tundoheni ta hiqni atë.