Vjosa Osmani pas vendimit të Supremes: Me 14 shkurt, Albin Kurti do të jetë kryeministër

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, njëherit edhe pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të subjektit politik ‘Vetëvendosje’, ka insistuar se kreu i kësaj politike, Albin Kurti, do të bëhet kryeministër.

Osmani, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se ndryshimi ndodhë me anë të guximit, teksa ka përmendur edhe “ndëshkimin politik”.

“Më 14 shkurt me kurajo dhe guxim, e me vullnetin tuaj, Albin Kurti do të jetë kryeministër!”, ka thënë ndër të tjera ajo.

Reagimi i u.d. të presidentit vjen pas vendimit të Gjykatës Supreme për mos-certifikimin e Kurtit nga Gjykata Supreme, pasi partia e tij kishte dërguar ankesë pas PZAP’së. Nga kjo parti, garimi iu është lejuar nga Supremja Liburn Aliut dhe Labinotë Demi-Murtezit.

Osmani është kritikuar për qasjen e saj karshi kryetares së KQZ’së, Valdete Dakës, të cilën e kërcënoi me shkarkim në rast se “cënohet integriteti i Komisionit”.