Ohër, s’ka teste me pagesë për Covid-19

Nuk ka teste për Covid 19 me pagesë në Qendrën e Shëndetit Publik në Ohër. Për shkak të kësaj, shumë qytetarë nga rajoni i Strugës dhe Ohrit, të cilët duhet të udhëtojnë jashtë vendit, janë të detyruar të shkojnë së pari në Shkup, Tetovë ose Manastir, ku mund të testohen. Më shpesh bëhet fjalë për mërgimtarë, studentë, biznesmenë dhe transportues. Disa prej tyre ankohen se po humbin kohë dhe para, për diçka që mund ta bëjnë në Ohër, nëse shteti organizohet më mirë.

“… Ishte problem, sepse ma shkurtonte kohën e përgatitjes për Slloveni. Nëse nuk e bëjmë atë test, do të futemi në karantinë në Slloveni. “Ka shumë studentë që shkuan në Manastir për tu testuar”, tha Evgenija Burnazovska- studente në Slloveni.

“… Unë jam një pacient me dializë dhe duhet ta sinkronizoj kohën e udhëtimit. Udhëtoj jashtë vendit. Dializën e fundit duhet ta bëj këtu, dhe tjetrën jashtë vendit. Nuk mund ta kuptoj pse është mbyllur në Ohër … “

Nga Qendra e Shëndetit Publik nuk tregojnë se përse nuk e ofrojnë këtë shërbim nga fillimi i këtij viti.

Qendra e Shëndetit Publik, Ohër:

“Qendra e Shëndetit Publik -Ohër është në procedurë për të gjetur mënyrë për të kryer shërbime, do të thotë testime private me teste PCR në përputhje me rregullat ligjore.”

Reagojnë edhe mjekët amë. Ata thonë se nuk dinë ku t’i drejtojnë njerëzit, që kanë nevojë të udhëtojnë jashtë vendit. Për shkak të shumë paqartësive, shumë qytetarë kërkojnë ndihmë edhe në agjencitë e udhëtimit.