
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dërguar ndihmën e radhës për sistemin shëndetësor të Maqedonisë së Veriut.
Kështu, Institucioni i Shëndetit Publik (ISHP) ka pranuar një donacion prej mbi 100 mijë dollarëve.
Bëhet fjalë për 20 mijë teste të shpejta për Covid-19, tre frigoriferë -30 gradë celsius dhe dy -86 gradë celsius.
Këto frigoriferë mund të ruajnë deri 352 mijë vaksina. Drejtori i ISHP-së, Shaban Memeti tha se kjo ndihmë është mjaft lehtësuese dhe ndihmon në zbulimin e shpejtë të covid-19 te pacientët.