
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbaj mbledhjen e 21 me më shumë pika të rendit të ditës. Në seancën e sotme qeveritare do të shqyrtohet Programi për punë gjatë vitit 2021 i Agjencisë për Energjetikë si dhe Propozim programi për mbështetjen dhe zhvillimin e turizmit për vitin 2021. Me propozim të Ministrisë së Financave në këtë mbledhje ministrat do të shqyrtojnë edhe Informatën për Programin për reforma ekonomike 2021-2023. Mbledhja e qeverisë do të mbahet online.