Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula Von der Lajen, nuk dha afat konkret kur Ballkani Perëndimor mund të presë vaksina përmes BE-së apo përmes mekanizmit Kovaks, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Në pyetjen e MIA-s nëse mund të tregojë qartë se kur do të mbërrijnë vaksinat e premtuara në rajon, Ursula Fon der Lajen u përgjigj se kjo do të ndodhë “sa më shpejt që do të jetë e mundur” dhe siguroi se solidariteti me vendet e treta mbetet prioritet për BE-në.
Mekanizmi Kovaks, i cili ka për qëllim t’u ndihmojë vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme, të vijnë deri te vaksinat e nevojshme, edhe pse merr më shumë fonde nga BE-ja ende nuk është funksional. Për shkak të kësaj, Komisioni Evropian është angazhuar se do të vendosë mekanizëm të dytë për ndarjen e vaksinave me vendet e treta, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor, por edhe për këtë mekanizëm nuk ka afat konkret për dorëzim të vaksinave të nevojshme jashtë BE-së.
“Është e qartë se është e komplikuar për Kovaksin të furnizojë vaksina, për këtë vendosim rutë të re përmes mekanizmit të BE-së për furnizim të dozave përmes vendeve anëtare të Unionit, të cilat pastaj mund t’ua donojnë vendeve të treta si për shembull vendeve të Ballkanit Perëndimor për shembull” deklaroi Fon der Lajen.
Kryetarja e Komisionit Evropian porositi se në takimin e djeshëm të liderëve ka theksuar se vaksinimi jashtë BE-së është në interes së të gjitha vendeve anëtare të Unionit, sepse “sa më gjatë qarkullon virusi, aq më i madh është rreziku për mutacione të reja”.
BE, gjithashtu, i përkujtoi kompanitë farmaceutike se duhet t’i respektojnë dhe dërgesat e premtuara të vaksinave.
Liderët e BE-së janë pajtuar se nëse disa vende anëtare vlerësojnë se duhet t’i kufizojnë udhëtimet e brendshme dhe ndërkufitare, ajo është e drejtë e tyre, por se nevojitet koordinim maksimal në nivel evropian që të shmanget gjendja kaotike nga vala e parë.
Liderët janë përqendruar edhe në mundësinë për certifikata për vaksinim dhe janë pajtuar se duhet të kihet kujdes me këtë ide dhe të respektohen rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Fond der Lajen theksoi se kërkesa e këtyre certifikatave për udhëtim nuk duhet të nënkuptojë shkelje e të drejtave dhe lirive të atyre të cilët nuk kanë pasur qasje deri te vaksina apo nuk kanë mundur të vaksinohen “për arsye legjitime”.