Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë

Presidenti në largim i SHBA-së, Donald Trump tashmë është larguar nga Shtëpia e Bardhë, pasi sot pas inaugurimit aty do të vendoset presidenti i zgjedhur Joe Biden. Trump i shoqëruar me Zonjën e Parë, Melanie Trump është larguar përmes helikopterit “Marine 1”, pas çka ai do të dërgohet deri në bazën e aeroplanit të Air Force One, për të përfunduar në rezidencën e tij në për në Florida në vendpushimin Mar-a-Lago, në Florida, pas çka Trump do të jetë një qytetar i thjeshtë amerikan. Ndihmësit e tij janë fotografuar duke transportuar kuti. Trump u foli shkurtimisht gazetarëve ndërsa u largua, duke thënë se kishte arritur shumë në detyrë dhe se ai dhe gruaja e tij Melania e donin popullin amerikan. Trump theu traditën e gjatë presidenciale duke mos marrë pjesë në inaugurimin e pasardhësit të tij. Ky udhëtim i fundit zakonisht quhet “Mision Ajror i Veçantë”. Paraardhësi i Trump, Presidenti i 44-të Barack Obama, u largua nga Uashington në një fluturim të njohur zyrtarisht si Misioni Special Ajror 44.