Pas disa takimeve të njëpasnjëshme të mbajtura me qytetarët e Livadhisë,në bazë të Statutit dhe Rregullores për punë të Bashkësive Lokale në Komunën e Strugës, qytetarët e Livadhisë njëzëri e zgjodhën,dr. Osman Murtezain specialist internist në Spitalin e Nefrologjisë në Strugës, për Kryetar të Bashkësisë Lokale në f.Livadhi,në vend të prof.dr.Nuhi Sela i cili një kohë të gjatë e ushtronte detyrën e Kryetarit të Bashkësisë Lokale në Livadhi si Ushtrues Detyre, i cili për shkak të angazhimeve profesionale në profesion, si brënda dhe jashtë shtetit u tërhoq nga vazhdimi i detyrës, njohtojnë nga Njësia për Bashkëpunim me Bashkësitë Lokale dhe Mbrojtje dhe Shpëtim. Detyrën e Kryetarit të Bashkësisë Lokale në Livadhi, dr.Osman Murtezai do ta ushtrojë për një periudhë katër (4) vjeçare që parashihet në bazë të Statutit dhe Rregullores mbi Bashkësitë Lokale në Komunën e Strugës informojnë nga Njësia për Bashkëpunim me Bashkësitë Lokale dhe Mbrojtje dhe Shpëtim pranë Komunës së Strugës.