
Sot më 20.01.2020 myftininë e Strugës e vizitoi nënkryetari i xhamisë së Schwarzenbach të Cirihut në Zvicër, Idriz Murtishi i shoqëruar nga ish muteveliu i xhamisë së Belicës së Epërme, aktivisiti Bajram Islami. Ata u pritën ga myftiu i Strugës Mr. Salim ef. Sulejmani ku biseduan për organizimin e xhemateve në diasporë dhe organizimin e jetës fetare tek ne. Gjithashtu u bisedua edhe për Morgun që është duke u ndërtuar nga z. Miftari në fshatin Shum. Klima (Ftohja) në këtë vakëf do të jetë nga z.Idriz Murtishi me djemtë e tij. Zoti u dhëntë të mira për gjithë mundin e tyre për të mirën e shoqërisë. Njëkohësisht myftiu vlerësoi lartë edhe punën e madhe në organizimin e jetës fetare që bën Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër në krye me kryetarin e saj Hfz Mehas Alija.

