Sot ne oren 12:00 sipas ores lokale u zhvillua ceremonia e inaugurimit te presidentit te zgjedhur Joe Biden si president i 46 i SHBA.
Presidenti Joe Biden u inaugurua sot si president i vendit me te fuqishem te planetit pas nje karriere brilante 50 vjeçare si sherbetor besnik i vendit dhe kombit te tij ne funksione shume te rendesishme deri ne zevendesperesident i SHBA ne dy mandate.
Presidenti Biden me 3 nentor 2020 si kandidat i Partise Demokratike mori ne zgjedhjet presidenciale me shume vota se çdo paraardhes tjeter i tij ne historine e SHBA. Zgjedhja e tij u mirprit nga vendet e lira ne Europe dhe mbare boten, Aleanca e Atlantikut te Veriut, Bashkimi Europian si dhe organizatat kryesore nderkombetare.
Gjithashtu sot betohet si zevendes presidente gruaja e pare ne historine e SHBA, Kamala Harris.
Presidenti Joe Biden eshte nje mik i madh dhe i çmuar i Shqiperise, Kosoves dhe kombit shqiptar. Ai ka patur nje ndikim te madh ne te gjitha vendimet me te rendesishme qe SHBA kane marre per lirine e shqiptareve.