Struga Trim Lum gati përforcimin e parë

Skuadra Struga Trim Lum, zhvilloi edhe ndeshjen e parë kontrolluese kundër skuadrës kosovare të Gjilanit. Ndeshja në fjalë u mbyll me barazimin 3:3, ndërsa vlen të theksohet se në këtë ndeshje te Struga Trim Lum u paraqit edhe mesfushori serb, Nemanja Bosançiç. Bëhet fjalë për një futbollistë 25-vjeçar, i cili edhe zyrtarisht pritet të prezantohet në fund të javës. Bosançiç me Struga Trim Lum do të firmos kontratë 6 mujore, me opcion për ta vazhduar të njëjtën edhe për një vit tjetër.

Bosançiç te Struga Trim Lum vjen nga rradhët e skuadrës serbe të Kolubara, ndërsa karrierën e tij e kishte nisur te skuadra e Inxhija, pastaj te Borac Çaçak dhe te skuadra malazeze e Berane-s. Ndryshe Bosançiç në Superligën e Serbisë numëron 23 ndeshje, 1 gol dhe 4 asiste, ndërkohë në Ligën e parë të Serbisë i njëjti ka zhvilluar 108 ndeshje, duke regjistruar 8 gola dhe 8 asiste.