Kryeministri Zoan Zaev sot para mediumeve ka zbuluar se Serbia ka vendosur që t’ia dhurojë Maqedonisë së Veriut 8000 vaksina nga kompania “Pfizer”.
“E kam nderin ta ndajë një lajm të mirë. Serbia nëpërmjet presidentit Vuçiq na kanë ofruar ndihmë, dhe ne e kemi pranuar. Ata do të na japin 8000 vaksina kajzer, ndërsa për vaksinat terat kanë marrëveshje të cilat duhet të kontrollohen. Do të ju informojmë me kohë. Unë jam falënderues dhe dëshiroj në emër të tërë popullatës në Maqedoni të shpreh falënderim për Serbinë. Ky është një akt serioz i miqësisë”, ka thënë Zaev.