Numri i të shëruarve nga virusi në dy ditët e fundit ka qenë mbi katër mijë, gjegjësisht vetëm gjatë fundjavës janë shëruar gjithsej 4 125 pacientë.
Në 24 orët e fundit nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se nga 1 530 testime, 190 raste kanë rezultuar pozitiv.
Numri i rasteve aktive në RMV është 12 635, prej të cilëve 58 përqind (ose 7 373 raste) janë nga Shkupi, më pas në Tetovë ka 466 raste aktive, Kumanovë 452 dhe Kavadar 403.
Në spitalet e Shkupit gjithsej janë të hospitalizuar 685 pacientë me virus, ndërsa ka edhe 616 shtretër spitalor të lirë.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka thënë se sistemi shëndetësor është i gatshëm për vaksinim të popullsisë kundër coronavirusit.