
Turqia po vijon fushatën e vaksinimit të mjekëve dhe infermierëve që ndodhen në vijën e parë të luftës kundër pandemisë COVID-19.
Sipas të dhënave zyrtare, deri në këto momente janë vaksinuar mbi 645 mijë persona, staf mjekësor, me vaksinën e prodhuar nga Kina.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se Turqia ka 1,1 milionë punonjës shëndetësorë dhe se më pas ky proces do të vijojë me të gjitha grupet e caktuara në programin e vaksinimit.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca ishin ata që e morën vaksinën të parët përpara kamerave.