Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot ka pritur aeroplanin me dërgesën kineze prej 1 milion vaksinave kundër Covid-19 të prodhuar nga kompania “Sinopharm”, transmeton Alsat.
“Kjo është një gjë e mahnitshme, nuk e di nëse njerëzit e kuptojnë këtë”, Vuçiq.
Ambasadorja kineze në Serbi, Chen Bo tha se për vendin e saj paraqet ky veprim i Serbisë paraqet nder të madh.
“Kina është vendi i parë në botë që premton se vaksina e saj do të jetë një e mirë publike globale. Vaksina u aprovua më 30 dhjetor të vitit të kaluar dhe tashmë ka mbërritur në Serbi. Shpresoj se ardhja e vaksinës kineze do të ndihmojë në luftimin e epidemisë në Serbi,” tha ajo.
Vuçiq paralajmëroi se 20,000 doza të tjera të vaksinës Pfizer do të mbërrinin të hënën, pasuar nga 250,000 doza të vaksinës ruse Sputnik V.
“Serbia është një nga të paktat vende që mund të mburret me kaq shumë vaksina. Është e rëndësishme për ne të marrim këto doza vaksinash sepse duhet të vaksinojmë ushtrinë, por edhe punëtorët që punojnë në dyqane. Do të vendosim edhe gazetarët në listën prioritare”, tha Vuçiq.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme autoritetet serbe deklaruan se kanë vaksinuar mbi 19 mijë persona kundër COVID-19.