Emigrantët në Itali mbi moshën 67 vjeç, me të ardhura të ulëta e të pajisur me leje afatgjatë qëndrimi 10 vjeçare kanë të drejtë të marrin një ndihmë mujore sociale prej 460.28 euro në muaj. Kjo është një nga masat në ndihmë të popullsisë në nevojë ndërmarrë nga qeveria e përtej adriatikut nga e cila mund të përfitojnë si shtetas italianë ashtu dhe emigrantë. Veç moshës dhe lejes së qëndrimit kusht është që përfituesi të mos ketë të ardhura vjetore më të larta se 5983 eurosh për person apo 11. 967 eurosh për familje. Përjashtohen nga kjo ndihmë sociale të gjitha ata emigrantë të cilët edhe pse kanë mbi 10 vite jetesë në Itali nuk janë të pajisur me leje qëndrimi afatgjatë. Po ashtu është e detyrueshme prania e përhershme e emigrantëve në territorin Italian. Nëse përgjatë një viti ata janë larguar për më shumë se 29 ditë, do të humbasin këtë mundësi.