
Avokatja Daorsa Kica i është bashkuar Iniciativës Qytetare të Vjosa Osmanit dhe do të jetë një nga kandidatet për deputete nga lista e saj.
Kica ka njoftuar në profilin e saj në Facebook se “ka guxuar “ dhe i është bashkuar Osmanit, njofton Klan Kosova.
“Guximi nuk shprehet gjithmonë me forcë fizike. Në shtetet demokratike, shprehet me ndërmarrjen e një hapi tutje në të mirën e përgjithshme. Në guximin për të dalë jashtë zonës së rehatisë dhe jashtë interesave të ngushta individuale për t’i shërbyer interesave shtetërore dhe për të kontribuar në fuqizimin e sundimit të ligjit. Koha ka treguar që pritja kushton. Andaj, pa pritur më shumë është koha të guxojmë”.