Shteti i parë në BE, Italia vaksinon 1 milion qytetarë

Italia ka vaksinuar 1 milion banorë kundër COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Giuseppe Conte përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”.

“Një milion italianë morën vaksinën anti Covid-19. Një falënderim i përzemërt për qytetarët dhe Shërbimin tonë Shëndetësor Kombëtar për përgjigjen e jashtëzakonshme. Italia është e para në BE për numrin e njerëzve të vaksinuar. Një fakt inkurajues. Le të vazhdojmë kështu, duke mbajtur gjithnjë vigjilencën tonë”, shkroi ai.

Një shifër e tillë vaksinimi ka bërë që Italia të thyej rekord, duke u bërë kështu vendi i parë në Bashkimin Europian që e injekton vaksinën tek kaq shumë banorë në një kohë të shkurtër.

Ndërsa nga autoritetet është njoftuar se nëse gjërat bëhen siç duhet, atëherë shumë shpejt situata mund të ketë lehtësira dhe përmirësime të vogla./Opinion.al